75 Mall Live Search
15:18 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Sarri del në konferencë dhe sqaron përfundimisht të ardhmen e talentit Hudson-Odoi

Maurizio Sarri e ka sqaruar situatën delikate për të ardhmen e supertalentit të Chelseat, Hudson-Odoi.

Trajneri italian ka thënë se ka biseduar me krerët e skuadrës dhe është vendosur përfundimisht qëndrimi i lojtarit.

“Unë nuk kam fuqinë për të nënshkruar kontrata të reja këtu. Në fushë unë jam shumë i lumtur me të. Ai po përmirësohet.

Ai do të jetë e ardhmja e klubit tonë dhe e ardhmja e futbollit anglez. Kam biseduar me klubin dhe është vendosur që Odoi mos të shitet këtë afat, as në verë.

Nuk jam i frustruar me kërkesën e lojtarit për largim. Ai në fushë luan mirë, në stërvitje është i rregullt, kjo më intereson mua.

Nuk jam shumë i kënaqur me situatën, natyrisht, por e di shumë mirë që çdo ekip i madh këtu në Angli ka të njëjtin problem. Nuk është e lehtë t’i mbash këta lojtarë të rinj” ka thënë Sarri./Indeksonline/