08:13 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sarri dhe Jorginho sot “aterojnë” në Chelsea (Foto)

Sot pritet të jetë dita e Bluve të Londrës!

Ekipi i Chelseas është duke bërë gati “bombën” e këtij afati kalimtar të verës, shkruan IndeksOnline.

Në “Stamford Bridge”, sot pritet të “aterojë” Maurizio Sarri së bashku me lojtarin, Jorgingo.

Ish-trajneri i Napolit që ende ka kontratë me këta të fundit, ka rënë dakord për një kontratë tri vjeçare si trajner i Bluve të Londrës.

Tekniku italian pritet që me vete ta marr edhe mesfushorin brazilian, Jorginho.

Chelsea pritet që t’ia paguajë plotë 65 milionë euro anës italiane.

Në rast se Sarri vjen atëherë Chelsea duhet përgatitur për t’ia dhënë lamtumirën fituesit të dy kupave, Premierligë dhe FA Kupë, Antonio Conte./IndeksOnline/