14:43 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sarri fajëson Napolin: Më shkarkuan në TV

Maurizio Sarri u largua nga Napoli gjatë verës, pasi nënkampionët e Serie A nënshkruan me Carlo Ancelotin.

Ai ka thënë se e ka mësuar punësimin e Ancelotit vetëm në TV edhe pse ky kishte një muaj në kontratën e tij.

“Kam mësuar në TV takimin e Ancelottit me Napolin, ndërsa unë isha në darkë me një nga anëtarët e stafit”.

“Ne po diskutonim të ardhmen time, nëse qëndroja apo jo. Nuk e di pse nuk jam më te Napoli, pyesni klubin”.

……

“Tani jam në Chelsea dhe jam i lumtur për këtë”.

“Klauzola e lirimit në kontratën time me Napoli përfundoi më 31 maj, por De Laurentiis e caktoi Ancelottin më 21 maj”.

“Shpresoj që Ancelotti të ketë sukses ku unë dështova, qyteti dhe mbështetësit meritojnë të fitojnë Scudetton”, ka thënë Sarri.

Menjëher pas largimit nga Napoli, Sarri ka nënshkruar me Chelsean ku po kalon një start shumë të mirë.