75 Mall Live Search
14:09 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Sarri, Hazardit: Nëse s’të rrihet në Chelsea, bëje që tani, largohu

Maurizio Sarri i ka hapur derën për largim yllit më të madh të skuadrës, Eden Hazard. Trajneri italian ka deklaruar se nëse Hazard nuk është i lumtur, mund të largohet, madje që tani.

“Eden është 28 vjeçar. Nëse ai dëshiron të shkojë, mendoj se duhet ta bëjë këtë që tani. Natyrisht, pres që të ndodhë e kundërta, shpresoj që ai të mbetet këtu. Hazard ka potencial të jetë lojtari më i mirë në Evropë” ka thënë Sarri.

Ylli belg që po kalon në formë jetësore me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2020.

Kalimi te Real Madridi është opsioni më i mundshëm sipas mediave të mëdha evropiane./Indeksonline/