Sarri jep sinjalin e parë se po shkon në Juventus
Trajneri aktual i Chelsea, Sarri ka qenë mjaft i lidhur me një kalim tek ekipi italian, Juventus.
Në një intervistë me ‘Vanity Fair’, ai foli rreth të ardhmes së tij, transmeton Indeksonline.
“Për ne italianët, thirrja e shtëpisë është e fuqishme. Ndihesh sikur po të mungon diçka, pra ka qenë një vit i vështirë. Unë e ndjej distancën me shokët. Por në moshën time unë duhet të bëjë zgjidhje profesionale. Unë nuk do të mund të stërvit ekipe pas 20 viteve.”, tha ai.
Sarri përkundër që pati një start të vështirë me Chelsean, ai arriti ta përmbyll në mënyrë të suksesshme duke fituar trofeun e Evropa Ligës./Indeksonline/