75 Mall Live Search
11:12 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sarri-Juventus, gjithçka në duart e shqiptarit!

Maurizio Sarri dhe Juventus janë në bisedimet finale për një marrëveshje të mundshme.

Agjenti i Sarrit, shqiptari Fali Ramadani është duke udhëhequr bisedimet së bashku me përfaqësuesin e Juves, Fabio Paratici.

Pjesë e diskutimit është edhe përfaqësuesja e Chelseat, Marina Granovskaia. Ideja është që Chelsea ta lirojë Sarrin nga detyra, që të mos ketë shumë kompenzimi e cila mund të sillte pengesa.

Në 48 orët e ardhshme Juve po pret që të zyrtarizojë Sarrin pasi oferta që ka në tavolinë për të thuhet se është e parefuzueshme./Indeksonline/