Sarri ka një lutje për drejtuesit, kërkon yllin e Juventusit
Maurizio Sarri ka bërë kërkesën e tij të parë për fatin e transferimeve të janarit pasi drejtoi Chelsea në këtë fillim të sezonit pa asnjë humbje.
Blues aktualisht qëndrojnë dy pikë larg nga udhëheqësit e Premierligës, Manchester City dhe Liverpool.
Sarri ka parë mjaftueshëm për të bërë kërkesën e tij të parë për të forcuar skuadrën, shkruan indeksonline.
Mediat në Angli raportojnë se trajneri i Chelseas ka kërkuar një mbrojtës që në janar.
Ai ka bërë me dije së është i interesuar të transferoj mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani.
Sarri gjithashtu ka kërkuar për t’i ofruar një kontratë të re edhe brazilianit, David Luiz. /IndeksOnline/