75 Mall Live Search
08:47 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Sarri kërkon ta blejë përfundimisht futbollistin e Real Madrid

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri dëshiron të nënshkruaj kontratë të përhershme me Mateo Kovacic.

Kroati është i huazuar nga Real Madrid por skuadra londineze mund të vendos ta mbaj atë me një kontratë të rregullt.

“Dua të provoj me Kovaçiç. Ai është vetëm në huazim, natyrisht, por do të doja shumë që Kovaçiç do të qëndrojë me ne. Ju e dini shumë mirë se në atë pozitë kemi disa probleme, sepse kemi vetëm Jorginhon”, ka thënë Sarri.

“Sipas mendimit tim, Kovaçiç mund të bëhet një mesfushor qendror shumë i mirë. Natyrisht, ai nuk është një mesfushor mbrojtës [për momentin], por, siç e dini, në atë pozicion preferoj një lojtar shumë teknik”

“Në ndeshjen e fundit, Jorginho ka prekur 161 topa, kështu që për ne është shumë e rëndësishme që ne të kemi cilësi të lartë në atë pozitë”, përfundoi italiani.

24 vjeçari ka zhvilluar 28 paraqitje në Premierligë duke dhënë dy asistime, ndërsa në përgjithësi ka luajtuar 42 ndeshje. /IndeksOnline/