75 Mall Live Search
08:45 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sarri, kritikon skuadrën pas humbjes nga Lyoni

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, e përtyp me hidhërim humbjen e bardhezinjve në transfertë ndaj Lyonit me rezultatin 1-0.

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Sky Sport”, tekniku i kampionëve të Italisë ka vënë theksin te mungesa e shpejtësisë në lojën e bardhezinjve.

Kam shumë vështirësi që të përçoj te kjo skuadër konceptin e të lëvizurit me shpejtësi të topit. Në stërvitje topi lëviz me 200 km në orë, është e çuditshme që nuk ndodh në ndeshje”.

Kur humbet shpejtësi, atëherë gjithçka shndërrohet në shumë të vështirë. E çuditshme është që në stërvitje punojmë me shpejtësi të dyshuar krahasuar me atë që bëmë sot”, deklaroi ndër të tjera Sarri.