75 Mall Live Search
08:26 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Sarri: Kur luan Napoli, unë dal e shëtiti qenin

Maurizio Sarri e ka vlerësuar ndeshjen e djeshme të Juventusit si më të mirën e sezonit.

Trajneri italian, ka thënë se po ndihet i lumtur që skuadra e tij ka rritje në vazhdimësi të formës dhe se të gjithë lojtarët tani janë në element.

Sarri ka thënë se afati i janarit është i mbyllur për Juventusin, ngase vlerëson se skuadra e tij nuk ka nevojë për transfere.

I pyetur për ndeshjen Napoli-Interi, Sarri ka dhënë përgjigje interesante.

“Nuk e kam parë ndeshjen, ngase kur luan Napoli unë e iki për ta shtëtitur qenin tim Ciron”, ka thënë trajneri i Juventusit./Indeksonline/