75 Mall Live Search
12:40 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sarri lavdëron këta 2 lojtarë të Atleticos, para ndeshjes

Atletico Madrid do të jetë nikoqir i Juventusit në ndeshjen që do të zhvillohet sonte me fillim prej orës 21:00 në kuadër të javës së parë të fazës së grupeve në Champions League.

Para ndeshjes, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri thuri lavde për talentin e ri, Joao Felix dhe Saul Niguez, transmeton Indeksonline.

“Atletico humbi një lojtar të jashtëzakonshëm me largimin e Griezmenn, por e solli një po të atij kalibri siç është Joao Felix. Saul Niguez ka bërë hapa të mëdhenj përpara dhe unë e konsiderojë atë një prej më të mirëve në Evropë” – u shpreh italiani.

Atletico Madrid do ta kërkojë hakmarrjen sonte ndaj Juventusit për eliminimin që i shkaktoi |Zonja e Vjetër” vitin e kaluar në Champions League./Indeksonline/