18:39 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sarri: Me pak ndryshime mund të luaj futbollin tim

Maurizio Sarri mendon se Chelsea ka nevojë për një apo dy ndryshme përpara se Chelsea të jetë gati të luajë futbollin e tij teksa po pret me padurim të konkurrojë me trajnerët më të mirë në Europë.

59-vjeçari mbërriti në Stamford Bridge duke zëvendësuar Antonio Conte-n, duke i dhënë fund 13 viteve si trajner në Itali në nëntë ekipe të ndryshme.

“Mendoj se Chelsea është një ekip i mirë,” shprehet Sarri për Chelsea TV. “Problemi është se në Angli ka pesë apo gjashtë ekipe shumë të mira.

“Mendoj se me një apo dy ndryshime mund të luajmë futbollin tim.

“Premier League ka trajnerët më të mirë në Europë, mbase në botë. Do të jetë bukur të luash ndaj Guardiola-s, Pochettino, Mourinho, Klopp dhe të tjerët.

“Jorginho? Nuk është një lojtar fizik, por teknik. Ai mendon shumë shpejt dhe ka aftësinë të lëvizë topin shumë shpejtë.”/IndeksOnline/