Sarri nuk i ka punët mirë, nëse humb kundër Interit mund të shkarkohet

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri mund të përballet me shumë kërkesa për shkarkimin e tij nëse do të humbas kundër Interit.
Sipas La Republica problemet për trajnerin e skuadrës italiane janë duke vazhduar dhe ka gjasa që ta rikthejnë si trajner Massimiliano Allegrin.
Sarri është duke u kritikuar për stilin e tij të lojës dhe po ashtu sipas këtyre raportimeve futbollistët dhe menaxhmenti nuk janë të kënaqur me rezultatet dhe metodat e trajnerit.
Kampionët italian do të përballen me sfidë mjaftë të vështirë kundër Interit dhe kjo mund të jetë një provë edhe për trajnerin e Juventusit./IndeksOnline/.