75 Mall Live Search
21:42 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Sarri: Nuk kemi buxhet ndërsa Ronaldo nuk luajti se ishte i lodhur

Menaxheri i Juventusit Maurizio Sarri ka zbuluar se klubi nuk ka buxhet tani dhe ka thënë gjithashtu se Cristiano Ronaldo ishte i lodhur për ndeshjen që e kishin zhvilluar sot.

Ronaldo ishte në stol gjatë ndeshjes së Juventusit kundër ekipit K League.

Sarri kishte folur në konferencën për shtyp.

Ai tha: “Për momentin nuk mund të bëjmë ende buxhet, ne kemi shumë lojtarë në shtëpi, këtë mbrëmje u dhamë hapësirë të rinjve, të cilët ishin të gatshëm”.

“Ronaldo pritej të luante, por sot kam biseduar me të, dhe ai ishte shumë i lodhur, kështu që ne vendosëm ta mbanim atë në pushim”, tha Sarri./Indeksonline/.