75 Mall Live Search
16:44 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sarri para derbit anglez: Manchester City është ekipi më i mirë në Evropë

Para ndeshjes me Manchester Cityn, trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri ka thënë se ekipi i Pep Guardiolas është më i miri në Evropë.

“Për momentin, sipas opinionit tim, Manchester City është ekipi më i mirë në Evropë” u shprehë tekniku italian.

“Është sezoni i tretë për Pep Guardiolan këtu. Ne do të mundohemi që të ngushtojmë hendekun (mes pikëve)” tha Sarri.

Tutje, ai u pyet se nëse Chelsea ka mundësi për titull, por trajneri italian nuk beson që Chelsea është në garë më.

“Për momentin, unë nuk mendoj. Ne do të luftojmë për të qëndruar në top katërshe” u shprehë Sarri. /Indeksonline/