14:07 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sarri pyet: Pse Chelsea nuk mund ta fitojë titullin?

Jurgen Klopp është i befasuar që Chelsea nuk shihet si pretendent për titull në këtë fazë të sezonit.

Trajneri i Liverpoolit është duke e përgatitur skuadrën e tij për ndeshjen ndaj Chelseat në Carabao Cup në mbrëmjen e nesërme.

Liverpooli është lider i Premier Leagues me gjashtë fitore pas gjashtë ndeshjeve, derisa Chelsea lëshoi pikë për herë të parë të dielën ndaj West Hamit.

Por, Klopp ka pyetur se pse Chelsea nuk shihet si prentendent për titullin e Premier Leagues këtë sezon, transmeton IndeksOnline.

”Ne e kemi parë menjëherë impaktin, Sarri ka gjithë respektin tim”, tha trajneri gjerman.

”Nuk e di se pse njerëzit nuk e konsiderojnë Chelsean pretendent për titull”.

”Skuadra ka përvojë, dhe ka fituar tituj tashmë. Ata e dinë se si funksionojnë gjërat”.

”Ata janë një skuadër mjaft e mirë dhe e fortë”, tha Klopp në mes të tjerash./IndeksOnline/