Sarri qetëson tifozët e Chelseat për lëndimin e Sarrit
Chelsea shijoi fitoren, 1-0 ndaj PAOK-ut për ta vazhduar rekordin e 100%-të me fitore këtë sezon me Maurizio Sarrin si trajner.
Willian shënoi golin e fitoreve pas shtatë minutash lojë, derisa raste të mira për shënim kishin edhe Jorginho dhe Ross Barkley.
Përveç fitores, kishte edhe një moment të keq për ”Të Kaltërit” – ishte lëndimi i Pedros, që e detyroi atë të largohej nga loja më herët se që ishte pritur.
Spanjolli pësoi një lëndim në shpatull, por trajneri, Maurizio Sarri thotë se nuk është ndonjë lëndim serioz.
Ai tha: ”Unë nuk e di saktësisht situatën”.
”Kam folur me të për pak sekonda, por me gjasë nuk është lëndim serioz”.
Sarri ishte i lumtur me mënyrën se si skuadra e kontrolloi lojën, por u shpreh i frustruar për mos konkretizimin e rasteve.
”Mendoj se e kishim lojën nën kontroll për 90 minuta”, shtoi ai. ”Ne kishim shumë raste”.
”Jam i lumtur me tri pikët, por jo me rezultatin. Nuk i konkretizuam rastet”./IndeksOnline/