21:13 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Sarri: Ronaldo do të luaj ku të dëshiroj

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri në konferencën për shtyp pas ndeshjes së humbur ndaj Tottenham, pasi ka kritikuar mbrojtjen për shpërqendrimin, ka folur edhe për sulmin, i ka thurur elozhe Higuain, por sidomos ka dhënë udhëzimin e tij.

“Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë që kemi! Duke qenë kështu, ai duhet të luajë i lirë në fushë, të mos shqetësohet për asgjë, por të bëjë atë që di më mirë. Të luajë në çdo zonë ku dëshiron ose e sheh të arsyeshme ai… Dhjetë të tjerët duhet të organizohen që të mbrohemi nga sulmet e kundërshtarit”.

Mbi merkaton: “Jemi shumë futbollistë. Do të ketë hyrje, pasi po shohim se cilin mund të afrojmë, por sigurisht edhe largime. Klubi po punon”.