75 Mall Live Search
21:41 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Sarri shumë nervoz para finales së Europa League

Nesër zhvillohet finalja e Europa League në mes të Chelseas dhe Arsenalit.

Trajneri i bluve, Maurizio Sarri është parë shumë i nervozuar në stërvitjen që u zhvillua sot, shkruan Indeksonline .

E gjithë kjo ndodhi shkaku i një përplasje në mes të Gonzalo Higuain dhe David Luiz gjatë stërvitjes.

Tekniku italian derisa dilte nga fusha ka gjuajtur kapelën në formë nervozizmi.

Sarri ka pasur probleme me organizimin e skuadrës edhe gjatë kampionatit, ku në një rast Kepa refuzoi të dilte nga fusha.

Ai gjatë verës mund të rikthehet në Itali, ku Juventusi është skuadra e interesuar. /IndeksOnline/