75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / Blerim

Sarri takohet me klubin nga Serie A, afër marrëveshja për sezonin e ri

Maurizio Sarri mund ta vazhdoj punën si trajner në klubin e ri nga Serie A.

Sipas mediave në Itali, Sarri është takuar dje me drejtuesit e Fiorentinas dhe janë afër për të arritur një marrëveshje që tekniku italian të ulët në stol gjatë sezsonit të ri, shkruan IndeksOnline.

Sarri është ende nën kontratë me ekipin e Juventusit, prandaj për të marr një klub të ri ai duhet pret 30 qershorin 2021.

Kujtojmë që ‘Viola’ ka trajner Cesare Prandellin – kurse gjatë këtij sezoni nuk po qëndrojnë mirë, me 25 pikë në 23 ndeshje./IndeksOnline/