75 Mall Live Search
15:41 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / b l

Sasa e lumtur që nuk është më në shtëpinë e BBVK: Ka rënë niveli i lojës

Ish-konkurrentja e edicionit të katër të Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka deklaruar se është e lumtur që nuk është më pjesë e kësaj loje.

E ftuar në emisionin “Kosova Today”, ajo tha se loja brenda shtëpisë më të madhe në vend, është degraduar tej mase, transmeton Klankosova.tv.

“Jam e lumtur që në këtë pikë të lojës nuk jam më pjesë e shtëpisë, sepse niveli ku ka shkuar loja nuk është që kisha mundur me u përshtat”, tha ajo.