Sasa sqaron deklaratën ku kishte thënë se gjyshja e saj serbe “i palon 10 shqiptarë”(VIDEO)
Sasa ka sqaruar deklaratën e saj të mëparshme, ku ishte përmendur fraza e diskutueshme “i palon 10 shqiptarë”.
Ajo sqaroi se fjalët janë keqinterpretuar dhe se nuk kanë qenë të drejtuara ndaj shqiptarëve, por ndaj Labit.
“Si pikë e parë, unë vij prej një familje shumë të nderume dhe të respektume në qytetin e Gjakovës. Jam rritë me këtë që njerëzit e kanë shfrytëzuar faktin që gjyshja ime është serbe”, tha Sasa.
Ajo shtoi se deklarata ishte keqkuptuar: “‘T’i palon 10 shqiptarë’ ka qenë në kuptimin ‘i palon 10 tipa si ky’. Nuk ka qenë kurrë për shqiptarët”.
Sasa kritikoi ashpër Labin, duke e quajtur gjestin e tij të ulët.
“Labi e ka bërë një gjest shumë të ulët. Nëse atij i lejohet të më prekë mua dhe të përdorë këtë temë, edhe nëse dal sonte me zarf të zi, nuk më intereson. Unë e mbroj njeriun që më ka rritë. Ajo sot është e vdekur, por unë gjithmonë kam me e ba krenare. Jam shumë krenare që kam pasë një gjyshe si ajo”. /Klankosova.tv

