Sassuolo i jep ”shkollë” Milanit në pjesën e parë

Skuadra e Sassuolos, i ka dhënë shkollë Milanit në pjesën e parë të ndeshjes së javës së 20-të në Serie A.
Sassuolo ka shkuar në pushim me epërsi prej dy golave, ku rezultati pas 45 minutave lojë ishte 3-1, shkruan IndeksOnline.
Gregoire Defrel në minutën e 19-të dhe Davide Frattesi tre minuta më vonë, shënuan dy gola të shpejtë.
Milani tentoi të rikthehet në lojë me Olivier Giroud, i cili shënoi për 2-1 në minutën e 24-të.
Gjashtë minuta më vonë, Sassuolo shënoi edhe golin e tretë me anë të sulmuesit Domenico Berardi.
Në pjesën e dytë skuadra e Milanit duhet të djersitet tepër, për të xjerr një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje./IndeksOnline/