Sassuolo ja humb topin Juventusit, shikojeni aksionin magjik kundër “Zonjës së Vjetër”

Ekipi i Juventusit nuk është duke kaluar në një formë të mirë këtë sezon.
Kjo jo vetëm për shkak të rezultateve jo të mira, por edhe për shkak të performancave tejet të dobëta, transmeton Indeksonline.
Në ndeshjen kundër Atalantës, Juventusi për 8 minuta nuk kishte arritur ta prekë topin.
Një gjë e tillë i ndodhi edhe kundër Sassuolos mbrëmë, ku Juventusi për 1 minutë nuk arriti ta prek topin.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-3, ndërsa për afërsisht 1 minutë vendasit kanë qarkulluar topin qetësisht përpara syve të “Zonjës së vjetër”, duke e finalizuar më pas aksionin me një goditje drejt portës, por që nuk përfundoj në gol./Indeksonline/
Calcio con la F. #Futbol #skytech pic.twitter.com/2C58KEJOSD
— Daniele Adani (@leleadani) July 16, 2020