Sassuolo ‘mace e zezë’ për Milanin, e mposht në San Siro

Milani ka dala me kokën ulur nga San Siro.
Rosonerët janë mposhtur nga Sassuolo me rezultat 1-3 në ndeshjen e javës së 14-të të Serie A.
Milani kaloi në epërsi e para me golin e shënuar nga Romagnoli në minutën e 21-të.
Scamacca në minutën e 24-të, Kjaer autogol në minutën e 33-të dhe Berardi në minutën e 66-të shënuan për Sassuolon.
Nga minuta e 77-të Milani ishte me 10 lojtar pasi u ndëshkua me të kuq Romangoli.
Përkundër humbjes, Milani mbetet në vendin e dytë me 32 pikë, aq sa ka edhe Napoli dhe një pikë më shumë se Interi. /IndeksOnline/