Saul: I heshtëm kritikët, ishin gati të na “vrisnin”

Saul ishte heroi i Atletico Madridit në ndeshjen kundër Liverpoolit.
Goli i tij vendosi sfidën e përfunduar me rezultatin 1-0 kundër kampionëve në fuqi.
Pas ndeshjes, autori i golit ka thënë se ky sukses është falë punës së madhe që është bërë, shkruan Indeksonline.
“Fitorja është rezultat i punës së madhe“, ka thënë Saul pas ndeshjes.
“Ne mundohemi të marrim me radhë ndeshje pas ndeshjeje. Festova shumë, pasi kisha marrë shumë kritika. Jam me fat që ndihmova ekipin. Para kësaj fitoreje ishin gati të na ‘vrisnin’, por jam i sigurt se Atletico ka besnikët e tij që e duan gjithmonë“, ka thënë ndër të tjerash mesfushori. /IndeksOnline/