10:03 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Sauna ilaç për zemrën si ushtrimet fizike

Të praktikuarit e rregullt e saunës rezulton të jetë për zemrën një procedurë, përfituese që janë të krahasueshme me ushtrimet zike.

Sipas një studimi të Universitetit Finlandia, botuar në revistën Biomed Central, 30 minuta katër herë në javë sauna ulin në mënyrë sinjikative rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Po sipas këtij studimi, sa më shumë seanca, aq më shumë zvogëlohet rreziku i prekjes prej këtyre sëmundjeve. Nga pikëpamja e mekanizmit, sauna është në gjendje të rrisë ritmin kardiak, të zgjerojë enët e gjakut dhe për pasojë të ulë presionin arterial, dukë bërë të mundur që zemra të stërvitet sikurse gjatë ushtrimeve zike, por me ndryshimin se në këtë rast, kjo nuk shoqërohet me lodhje zike.

Studimi përcakton gjithashtu se frekuenca ideale është katër herë në jave, ndërsa kohëzgjatja më adekuate është 30 minuta për çdo seancë.

Studimi tregoi me shifra se numri i vdekjeve për pasojë të sëmundjeve kardiovaskulare tek individët që praktikojnë rregullisht saunën, është shumë më i ulët se sa ndërmjet personave që nuk e praktikojnë, apo e praktikojnë atë në mënyrë të parregullt.

Saunat e zgjatura këshillohet që të kryhen pas kontrollit dhe konsultimit me mjekun.