Savrova dhe Dubrava në mbështetje të Ardian Shalës për deputet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë, Ardian Shala, njëherësh kandidat për deputet nga ky subjekt është takuar me përkrahës të LDK-së në Savrovë dhe Dubravë.
Në këto takime, Shala ka marrë përkrahje për LDK-në dhe kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Shala ka thënë se qytetarët e Savrovës dhe Dubravës janë rreshtuar me projektin fitues.