75 Mall Live Search
12:07 / E Premte, 19 Shtator 2025 / S Z

SBASHK-u: Nëse nuk hasim në mirëkuptim për realizimin e kërkesave, s’i përjashtojmë grevat

Sipas saj, nëse kërkesat e punëtorëve të arsimit nuk realizohen, nuk përjashtohen veprimet sindikale e as grevat.

“SBASHK-u në konsultim me kryesinë dhe kryetarët e sindikatave të niveleve komunale, ka vendosur se meqenëse nuk kemi të krijuara institucionet përgjegjëse, e në veçanti Ministrinë e Arsimit, aty ku mund t’i adresojmë kërkesat e punëtorëve të arsimit, se derisa të krijohen këto institucione, SBASHK-u është për takime, për dialog dhe nëse me krijimin e qeverisë së re nuk hasim në mirëkuptim për realizim të kërkesave të punëtorëve të arsimit, nga çerdhet deri në universitet, natyrisht që nuk përjashtohen as veprimet sindikale, e as grevat”, u shpreh Shala në emisionin Klan Kosova.

Ndër të tjera, Shala thotë se uron që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt, për arsye që të nisë dialogu mes sindikatave me ministrinë përgjegjëse.