75 Mall Live Search
16:15 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / A. M.

SBAShK-u nesër mban konferencë për media

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës nesër do të mbajë konferencë për media nga ora 11:00.Në njoftim, thuhet se në këtë konferencë prezente do të jenë edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevrus Kaptelli dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Tafa Ameti.

Kujtojmë se në Kosovë SBAShK-u ka shpallur grevë në arsim që nga data 25 gusht, teksa kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të mësimdhënësve, të cilët kërkojnë rritje page prej 100 euro.