75 Mall Live Search
10:50 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

SBASHK-u padit MASHT-in për vendimin e kompenzimit të orëve të humbura

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do ta dorëzojë padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me vendimin e ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi për kompenzimin e orëve të humbura  gjatë grevës.

Një javë më parë, MASHT  mori vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBASHK-u.

Sipas këtij vendimi, mësimi i humbur do të zëvendësohet si në vijim: pesë ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019; pesë ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 dhe pesë ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.

Greva në arsim nisi më 14 janar dhe zgjati deri me 2 shkurt.