75 Mall Live Search
13:31 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / Z S

SBASHK-u vazhdon konsultimet për veprimet sindikale pas protestës së 4 dhjetorit, kërkon dialog me ministren Nagavci

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka vazhduar konsultimet gjatë fundjavës me kryesinë dhe udhëheqësit sindikalë nga nivelet komunalë dhe universitarë.

Kjo për të vlerësuar rrjedhën e protestës së 4 dhjetorit, në të cilën morën pjesë rreth 2,000 udhëheqës sindikalë nga çerdhet deri në universitetet e vendit.

Sipas një njoftimi për media, ky takim u zhvillua për të diskutuar hapat e ardhshëm sindikale, si edhe për të përcaktuar veprimet që do të merren në varësi të situatës aktuale dhe reagimeve të institucioneve shtetërore.

“Për ta vlerësuar ecurinë e protestës  së 4 dhjetorit, në të cilën morën pjesë rreth 2000 udhëheqës sindikalë , që nga  çerdhet e deri në universitetet  dhe për të dhe për të vendosur për veprimet sindikale sipas situatës aktuale, SBASHK-u  edhe gjatë  vikendit ka mbajtur takime e konsultime  me kryesinë dhe me udhëheqës  sindikalë komunalë e të universiteteve”

SBASHK-u ka theksuar se, në rast se situata përkeqësohet dhe nuk ka reagim nga autoritetet shtetërore, qeveria, dhe veçanërisht ministrja Nagavci, do të mbajnë përgjegjësinë për çdo pasojë që mund të vijë nga një grevë e mundshme dhe nga mospërmbushja e kërkesave të punonjësve të arsimit

“SBASHK-u përgëzon kryetarët dhe anëtarët e kryesive të sindikatave për pjesëmarrje masive në protestë dhe për qëndrimin e tyre të dinjitetshëm, por shkreh kritika të arsyeshme ndaj ministres Nagavci, e cila as pas këtij veprimi sindikal nuk reflektoi dhe  prandaj  u mor vendim që t’i dërgohet edhe një shkresë me kërkesën për takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe që të caktojë përfaqësuesit e MASHTI-t në komisionin e përbashkët për të nisur negocimin për kontratën e re kolektive të arsimit”./Indeksonline/