S’bëhet ky gabim kur ke kundërshtar Gyokeresin, Sportingu u kualifikua në minutat e fundit

Skuadra e Sportingut të Lisbonës shënoi fitore 2:1 ndaj Santa Clara në 1/8 e finales së Kupës së Portugalisë.
Golin për 2:1 e shënoi sulmuesi Victor Gyokeresi gjatë vazhdimeve, shkruan Indeksonline
Mbrojtësi i klubit kundërshtar bëri një gabim trashanik duke ia pasuar topin portierit, por që sulmuesi suedez e lexoi mjaftë mirë dhe arriti ta kalonte portierin duke shënuar për shifrat 2:1.
Ky ishte goli i 25 në të gjitha garat për Gyokoeresin këtë edicion në të gjitha garat me fanellën e Sportingut./Indeksonline/
Gyökeres agradeceu.pic.twitter.com/BkIsq0G6Ge
— B24 (@B24PT) December 18, 2024