75 Mall Live Search
23:00 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / OSH

S’bën punë as Xavi, fati i Barçës në “kthetrat” e Bayern Munchen

Vetëm një pikë në Camp Nou me rivalin direkt për vendin e dytë, Barcelona ka gabuar shumë në Ligën e Kampionëve, duke barazuar 0-0 me Benfican.

Barcelona ka marrë vetëm një pikë në sfidën e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, duke barazuar 0-0 me Benfican në Camp Nou.

Vendasit tentuan shumë dhe kishte edhe shtylla, por topi s’deshi të hyjë brenda.

Ky barazim mund t’i kushtojë shumë Barcelonës pasi një xhiro para fundit të fazës së grupeve ka shtatë pikë, vetëm dy më shumë se Benfica dhe sfidën e fundit do ta zhvillojë në Allianz Arena kundër Bayern Munich, do të jetë një luftë e vërtetë.