75 Mall Live Search
08:51 / E Premte, 02 Korrik 2021 / Blerim

SC Gjilani: S’kemi nevojë për Lionel Messin, tashmë e kemi një argjentinas

Skuadra nga Anamorava, SC Gjilani nuk e dëshiro Lionel Messin.

Ylli argjentinas është që dy ditë pa skuadër, pasi i ka skaduar kontrata me Barcelonën, shkruan IndeksOnline

Në një foto (kreativitet) të qarkulluar në rrjetet sociale, Messi shihet me fanellë të SC Gjilanit. Por, klubi i Superligës së Kosovës thotë se nuk kanë nevojë për lojtarin argjentinas pasi tashmë e kanë një futbollist nga Argjentina.

“Faleminderit, por nuk kemi nevojë të ëndërrojmë, ne e kemi 10-shin tonë nga Argjentina”, shkruhet në postimin e klubit gjilanas në rrjetet sociale.

Kujtojmë 10-shi i Gjilanit është Agustin Torassa që u transferua gjatë këtij afati./IndeksOnline/