75 Mall Live Search
16:53 / E Enjte, 05 Tetor 2023 / Gj. Sh

Scaloni e fton Messin, lë jasht Di Marian për ndeshjet e muajit tetor

Argjentina ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e muajit tetor, për kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Paraguajit dhe Perusë.

Selektori i kombëtares, Lionel Scaloni ka ftuar Lionel Messin, i cili duke se do të jetë i gatshëm pas lëndimit që pësoi javë më parë, ndërsa jashtë listës është anësori i Benficas, Angel Di Maria, shkruan IndeksOnline.

Arsyja e mos ftesës së Di Marias duket se është dëmtimi i muskujve në kofshën e majtë në ndeshjen ndaj Interit që u zhvillua këtë të marte.

Argjentina do të jetë nikoqire e Paraguajit me 13 tetor, ndërsa me 18 tetor do të luaj në udhëtim ndaj Perusë../IndeksOnline/