75 Mall Live Search
08:15 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / G T

Scaloni e ka shndërruar Argjentinën në superfuqi: Le ta shijojmë këtë moment, sado që do të zgjasë?

Trajneri Lionel Scaloni ka folur pas fitores me Argjentinën (4:1) ndaj Brazilit në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Scaloni u shpreh tejet i lumtur me lojtarët e tij dhe shpreson që kjo ecuri pozitive të zgjasë sa më shumë, shkruan Indeksonline

Ai thotë se duhet shijuar ky moment.

“Dua që argjentinasit ta shijojnë këtë moment. Nuk e dimë se sa do të zgjasë. Shpresojmë se do të zgjasë shumë, por nderkohë le ta shijojmë këtë paraqitje fantastike të djelmoshave tanë. Në do të vazhdojmë përpara”, u shpreh Scaloni.

Argjentina është një prej shteteve të para që tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 2026./Indeksonline/