75 Mall Live Search
20:14 / E Hënë, 27 Shkurt 2023 / kutia

Scaloni vazhdon kontratën për ta drejtuar Argjentinën

Lionel Scaloni e ka vazhduar kontratën e tij për ta drejtuar Argjentinën deri më 2026.

Trajneri argjentinas arriti që ta fitojë Botërorin e Katarit 2022, derisa më parë ai kishte arritur që ta fitojë edhe trofeun e Copa Amerika.

“Zyrtare: Lionel Scaloni ka zgjatur kontratën e tij me Argjentinën deri më 2026”, ka shkruar në faqen e tij në Twitter gazetari i njohur Fabrizio Romano.

“Kjo ka ndodhur pak orë para se ai të lajmërohet si njëri prej fituesve të çmimeve të FIFA-së që do të ndahen sonte”.