75 Mall Live Search
15:24 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / G T

Scamacca flet për Berat Gjimshitin: Është shumë i fortë fizikisht!

Kombëtarja e Italisë të shtunën do të luaj ndeshjen e parë në Euro 2024 ku si kundërshtar do ta ketë, Shqipërinë.

Në konferencë për media sot doli sulmuesi i Atalantas, Gianluca Scamacca, shkruan Indeksonline

Ai foli për ndeshjen e ardhshme ndaj Shqipërisë dhe për Berat Gjimshitin, bashkëlojtarin e tij te klubi nga Serie A.

“Gjimshiti është një mbrojtës i mirë, i ashpër dhe fizik. Ai është një lojtar i mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, në këtë pikë të gjitha ndeshjet janë të vështira”, u shpreh sulmuesi italian

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet të shtunën në stadiumin “Iduna Park” nga ora 21:00./Indeksonline/