07:57 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / AR

Scarlett Johansson shtatzënë për herë të dytë

Aktorja e nominuar për Oscar, Scarlett Johansson është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Colin Jost.

Lajmi bëhet i ditur nga disa burime të “Page Six” dhe madje aktorja është afër lindjes.

“Scarlett është afër lindjes së bebit. Ajo dhe Colin janë shumë të emocionuar. Shtatzëninë e ka mbajtur të fshehtë”-thanë burimet.

Aktorja 36-vjeçare nxiti thashethemet për shtatzëni në qershor kur nuk mori pjesë në eventet e filmit “Black Widow”, ndonëse është protagonistja kryesore dhe producentja ekzekutive.

Scarlett është e martuar prej një viti me komedianin Colin Jost. Ky do të jetë fëmija i parë i çiftit teksa gjinia nuk është mësuar ende.