75 Mall Live Search
08:23 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / L A

Scaroni: Dështimi për të shitur San Siron do t’ishte humbje për të gjithë

Presidenti i Milanit, Paulo Scaroni, është i bindur se shitja e “San Siros” te rosonerët dhe tek Interi, do të miratohet nesër.

Është planifikuar një votim nga këshilli lokal për të vendosur nëse do të shitet apo jo toka përreth stadiumit San Siro tek Interi dhe Milani, gjë që do t’u lejonte atyre të ndërtojnë një stadium të ri dhe më pas të shembin stadiumin ekzistues, stadio “Giuseppe Meazza”.

“Ndryshe, do t’ishte një disfatë për klubet, qytetin e Milanos, Italinë dhe futbollin italian”.

“Nesër, shpresoj të jetë fundi i një rruge të gjatë që e kam nisur shumë vjet më parë”.

“Besoj se nesër autoritetet lokale do të marrin një vendim të mençur për të dy klubet dhe për gjithë futbollin italian. Është një etapë themelore dhe shpresoj që të ndodhë nesër”.

Pas debatit të zhvilluar në sallën e këshillit gjatë ditëve të fundit, duket se votimi do të jetë shumë i ngushtë.

Ndër çështjet që po krijojnë probleme, disa po përpiqen të argumentojnë se nuk ka mjaftueshëm transparencë rreth pronësisë së dy klubeve, pasi ato menaxhohen nga fondet amerikane RedBird dhe Oaktree.

“Sa i përket Milanit, është shumë e thjeshtë. Milani është në pronësi të RedBird, që nga ana tjetër është në pronësi të Gerry Cardinale, të cilin e shohim shpesh këtu dhe të gjithë e njohim. Nuk e kuptoj këtë pretendim për mungesë transparence. Interi do të japë përgjigjen e vet, por situata e tyre nuk është shumë ndryshe nga e jona”.

“Ne jemi të bindur, sepse nëse do të lindnin probleme, kjo do të ishte një disfatë për të gjithë: për klubet, qytetin e Milanos, Italinë dhe futbollin italian. Nuk shoh askënd të gatshëm të marrë përgjegjësinë për të shkaktuar kaq shumë dëm për kaq shumë njerëz”, përfundoi Scaroni.