21:10 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / S Z

Schallenberg: Dialogu Kosovë-Serbi çelësi i zhbllokimi të derës së BE-së

Ministri për Evropë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare i Austrisë, Alexander Schallenberg, tha se 16 vjet nga pavarësia, Austria vazhdon të qëndrojë me Kosovën.

Ai ka shkruar në platformën ‘X’, për takimin që ka pasur me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila po viziton Austrinë.

“Me kënaqësi e mirëpres Gërvalla-Schwarz në Vjenë.16 vjet nga pavarësia, ne vazhdojmë të qëndrojmë fort pranë Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas tij, angazhimi konstruktiv nga të dyja palët në dialogun Kosovë-Serbi është çelësi për zhbllokimin e derës së BE-së.