19:28 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Schalke e shkarkon trajnerin, pasi ia bëri bajat Guardiola futbollin

Ekipi i Schalkes pas humbjes turpëruese në ‘Ligën e Kampionëve’ e ka shkarkuar trajnerin Domenico Tedesco.

Përveç tij, ekipi gjerman e ka shkarkuar edhe asistentin e Tedescos, Peter Perchtold, transmeton Indeksonline.

Në ndeshjen e radhës të Bundesligës, në stolin e ekipit gjerman do të jetë, Huub Stevens.

Huub ka qenë trajner i Schalkes nga viti 1996 deri në vitin 2002 po ashtu në sezonin 2011/2012./Indeksonline/