Schalke i bën dhuratë Bayernit, befason Dortmundin në “Signal Iduna Park”
Schalke 04 bën një super paraqitje në derbin e Ruhrit, mposht 4-2 brenda në Signal Iduna Park, Borussian e Dortmundit duke siguruar pothuajse mbijetesën por duke i dhënë gjithashtu dhe një asist të shkëlqyer, Bayernit në garën për titullin e Bundesligës.
Schalke u ringjall pas një ecurie shumë negative pikërisht në sfidën më të ndierë të futbollit gjerman që konsiderohet edhe si nga takimet derbi më të zjarrta në botë. Edhe pse e nisi sfidën menjëherë me gol falë finalizimit të Mario Gotzes në minutën e 14-të, Dortmundi i Favre u dorëzua pa kushte përballë Bluve Mbretërorë të drejtuar nga Huub Stevens.
Schalke përmbysi shifrat që në 28 minutat e para me Caligiuri dhe Sane ndërkohë që sfida u bë shumë më e vështirë për Dortmundin kur në harkun e pak minutave nga e 60-ta në të 65-ën kapiteni Marco Reus dhe mbrojtësi ëolf u ndëshkuan direkt me karton të kuq për dy ndëryrje të rënda ndaj të njëjtit lojtar 22-vjeçarit Suat Serdar.

Në të 62-ën faulli i shkaktuar nga Reus u kthye në gol nga Caligiuri që me një goditje fantastike i çoi shifrat në 1-3. Në 10 minutat e fundit të sfidës edhe pse me 2 lojtarë më pak Dortmundi u rikthye në lojë me golin e Ëitsel por rezultati 2-3 qëndroi për fare pak minuta pasi Embolo me golin e tij vulosi fitoren e Schalkes.
Në ndeshjet e tjera të kësaj jave spikat fitorja e Leipzig 2-1 ndaj Freiburg me skuadrën nga Gjermania Lindore që siguroi matematikisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm ndërkohë që gaboi sërish Frankfurti që u ndal në barazim pa gola 0-0 në shtëpi nga Hertha e Berlinit duke vendosur në rrezik vendin e 4-t.