16:18 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Schalke i lë pa duar futbollistët e Bayernit

Bayern Munchen mposhti Schalke 04 me rezultat 0-3 në ndeshjen e xhiros së dytë të Bundesligës.

Të tri golat në këtë ndeshje i shënoi Robert Lewandowski.

Por vendasit janë ankuar se shumë prekje me dorë nga futbollistët e Bayernit nuk janë ndalur.

Për këtë kanë postuar një fotografi të bavarezëve duke festuar pa duar. /IndeksOnline/