75 Mall Live Search
21:12 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / G T

Schmeichel me dy pritje fantastike ndaj Gjermanisë

Kombëtarja e Gjermanisë është duke luajtur ndaj Danimarkës ndeshjen e vlefshme për raundin eliminim/direkt në Euro 2024.

Dy raste të mira i pati ekipi nikoqir, por portieri Kasper Schmeichel u tregua fantastik, shkruan Indeksonline

Image

Fillimisht, Joshua Kimmich bëri një goditje të fortë, por portieri danez u tregua i vëmendshëm.

Kurse Schlotterbeck goditi me kokë, por as në këtë rast Gjermania nuk arriti të realizonte gol./Indeksonline/