Scholes flet për Adnan Januzaj: Duhet të kemi kujdes nga ai, ka një të majtë të frikshme

Legjenda e futbollit të Manchester Unitedit, Paul Scholes ka folur për Adnan Januzaj.
Adnan Januzaj do të luaj kundër ish-skuadrës së tij, Manchester Unitedit ditën e enjte në kuadër të UEFA Europa League, shkruan IndeksOnline.
Scholes përmes një interviste për mediat në Angli, i ka bërë thirrje skuadrës së ‘Djajëve të Kuq’ të kenë kujdes nga Adnan Januzaj dhe nga këmba e tij e majtë.
“Ai mund të bëjë depërtime të mira. Ka një të majtë të mirë. Mund të shënojë gola, të krijoj raste – duhet të kemi shumë kujdes me të”, ka thënë Scholes.
Legjenda e futbollit anglez po ashtu tregoi edhe kohën kur e stërviti Januzajn në Manchester United.
“Ai ishte i mirë edhe si fëmijë. Ishte i talentuar. E kam stërvitur pas daljes në pension. I di aftësitë e tij, kishte talent aty. Edhe te Sociedad po bën mirë”, vazhdoi tutje 46-vjeçari.
Kujtojmë që të enjten Real Sociedad do të luaj ndaj Manchester Unitedit në kuadër të 1/32 në UEFA Europa League./IndeksOnline/