Scholes “thumbon” Liverpoolin për Botërorin e Klubeve
Ish- futbollisti i Manchester Unitedit ka thumbuar Liverpoolin në lidhje me triumfin në Kupën e Botës për Klube.
Liverpooli mposhti Flamengon për t’u shpallur Kampion Bote, por kjo nuk i ka bërë aspak përshtypje ish-mesfushorit të “Djajve të kuq”, Paul Scholes, përcjell Indeksonline.
“Edhe tashti nëse dikush na pyet se cilat trofe i keni fituar ndër vite asnjëherë nuk do ta përmendnim Botërorin e Klubeve. Jam shumë serioz. Duket se Liverpooli e shijoi këtë, e festuan dhe sigurisht do ta festojnë, por kur ne ishim duke luajtur nuk ishte aq serioze”, u shpreh legjenda e Manchester Unitedit.
I pyetur nga Robbie Savage se cila nga këta trofe do të thotë më shumë: Botërori i Klubeve apo një trofe lokal i Badmintonit, përgjigjja e tij ishte epike.
“Trofeu i Badmintonit”,- tha shkurt Scholes.
Scholes gjatë tërë karrierës së tij ishte pjesë e Manchester Unitedit./Indeksonline/