13:51 / E Premte, 13 Maj 2022 / B O

Scholz dhe Putin flasin në telefon, Kremlini tregon çfarë u diskutua

Pas më shumë se gjashtë javësh heshtje radiofonike, kancelari gjerman Olaf Scholz ka telefonuar sërish presidentin rus Vladimir Putin.

Bisedimet u zhvilluan me një iniciativë gjermane, njoftoi Kremlini të premten në Moskë. Fillimisht nuk kishte asnjë informacion nga pala gjermane.

Putini thuhet se i ka shpjeguar Scholz-it “logjikën” pas sjelljes së Rusisë dhe është përpjekur të nxjerrë në pah shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut nga Ukraina.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Scholz e telefonoi Putinin disa herë, së fundmi më 30 mars.

Pak ditë më vonë u bë e njohur masakra në periferi të Kievit, Bucha, pas së cilës fillimisht nuk pati kontakte të mëtejshme./Indeksonline/