75 Mall Live Search
08:28 / E Premte, 09 Shtator 2022 / B O

Scholz e Macron i nisin për Kosovë dy zyrtarët e tyre, për ta takuar Kurtin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët emëruar nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron , do të vizitojë sot Kosovën.

Qeveria ka njoftuar se takimi do të zhvillohet nga ora 10:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne” thuhet në njoftim./Indeksonline/